Kjo është shqiptarja më e bukur në botë për vitin 2023

Bukuroshja nga Prizreni, Dea Grosha u kurorëzua si ikona e Bukurisë Shqiptare në Botë.

Në këtë eveniment garuan 28 vajza finaliste, nga mbi 1 mijë e 500 konkurrente që aplikuan nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Diaspora shqiptare për të qenë pjesë e garës për ikonën e bukurisë shqiptare në botë.

Përveç shumë çmimeve të tjera që u ndanë në këtë eveniment madhështor, çmimi kryesore si “Më e bukura Shqiptare në Botë” me vota unanime të jurisë, u zgjodh bukuroshja Dea Grosha e cila do të përfaqësoi bukurinë shqiptare në shumë kompeticione bukurie nëpër botë.

Përveç kurorës magjike me shqiponjën dykrenare të stolisur me Gurë Diamond vendi i parë përfitoi dhe një bursë të plotë studimi në Kolegjin Rezonanca, në vlerë prej 3 mijë euro dhe shumë dhurata të tjera.

Dea u kurorëzua nga Presidenti dhe organizatori i Miss Shqiptarja në Botë, Ilir Geci.

Geci pas ndarjes së çmimit falenderoi të gjithë ata që kontribuan që ky spektakël të jetë eventi më madhështor i modës në Botën Shqiptare.

Lexo edhe:  Kiara Tito dhe hoxhë Elvis Naçi bëhen bashkë për të udhëhequr emision?