Nesër i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit që u godit për vdekje mbrëmë në Prizren

Nesër i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit, Molos Delija, i cili humbi jetën tragjikisht së bashku me Lordon Syla dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishe humbur kontrollin.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e viktimës, të cilët njoftuan edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.

Vdekjen tragjike të të rinjve tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur ata u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.

“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, më herët në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit Lordon Syla, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.

Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre, Lordonit.

Lexo edhe:  Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur “të pame”, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës