Ky është 69-vjeçari që u gjet i vdekur në një trotuar në Prizren
Mëngjesin e sotëm një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila fillimisht e ka pranuar informatën se i njëjti ka mbetur i shtrirë në trotuar.
Gazeta Sinjali përmes burimeve të saja ka mësuar emrin e personit që është gjetur i vdekur në trotuar.
Ai është Ramiz Gashi, 69 vjeç, i cili ishte nga Prizreni.
ër rastin gjatë ditës ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se menjëherë pasi e ka marrë informatën ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty është kuptuar se i njëjti tanimë ishte pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.