Kardiologët invazivë në QKUK i shpëtojnë jetën punëtorit shëndetësor që pësoi sulm masiv në zemër

Në Kardiologjinë Invazive në QKUK, vazhdimisht janë realizuar qindra ndërhyrje me sukses nga kardiologët e kësaj klinike. Një rast të tillë, ku është kryer me sukses një intervenim te një punëtor shëndetësor në Qendrëm e Transfuzionit të gjakut, e ka publikuar në Facebook, kardiologu Jetmir Sejdiu, raporton Gazeta Sinjali.

Sejdiu ka shkruar se Orhan Kushumliu para dy ditësh përjetoi sulm masiv në zemër, duke përfunduar me arrest kardiak.

Kardiologu tha se pas reanimimit, Orhani u rikthye në jetë, por u vendos në aparat respirator dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai iu nënshtrua dy intervenimeve, që u kryen me sukses.

“Në atë gjendje ne vendosem ta fusim në sallë, sepse nuk kishte qka të humbej më shumë, e realizuam intervenimin e parë, të nesërmen u largua nga aparati dhe sot e realizuam edhe intervenimin e dytë, por në një gjendje krejt tjetër nga ai e pari, duke biseduar gjatë gjithë kohës ne sallë dhe normalisht një foto gëzimi e këtij momenti, pas intervenimit.”

Ndihëm shumë i lumtur, që sot kolegu/pacienti ynë, ndihet shumë mirë dhe shumë shpejt do ti bashkohet familjes, miqëve dhe kolegëve të tij, për të cilet kam një vlerësim maksimal, pasi që të gjithë infermieret e reanimacionit dhe të klinikave tjera, në ato momente ishin afer Orhanit.” – shkroi Sejdiu.

Lexo edhe:  Veriu pa qasje të plotë në internet e telefoni mobile- banorët ngjiten në kodër për të biseduar në telefon