Vodhi para nga dy vetura dhe një kuletë të një gruaje, arrestohet i mituri në Fushë Kosovë

Është arrestuar një person i mitur në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se është përfshirë në dy raste vjedhje të rënda dhe një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.

“Rastet e vjedhjeve të rënda janë raportuar dje (12.12.2023), ku në lokacione të ndryshme , nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave ( mbi 200 €)”, njofton policia.

“Ndërsa rasti i shpërdorimit të pasurisë, ka ndodhë me 6 dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku ankueses i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë të parave (mbi 300€)”, njofton më tej policia.

Personi i dyshuar, i mitur pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Lexo edhe:  Voziti mbi 140 kilometra në orë në zonën 80: Policia gjobit shoferin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë