Bastisje në një shtëpi në Gjilan, 18-vjeçari kapet me armë ilegale

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer mëngjesin e sotëm një bastisje në një shtëpi në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan, pas informacioneve se një person posedon armë.

Sinjali mëson se dyshohej se 18-vjeçari është i përfshirë në dy raste të grabitjes dhe gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Lexo edhe:  Grevë nga punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe shujta të ushqimit