“Kam qenë në depresion”, Blero flet për pjesën më të vështirë të jetës
Këngëtari i njohur shqiptar, Blerim Muharremaj tash e 52 ditë po qëndron brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Disa ditë më parë ai ka vendosur të tregoj më shumë rreth vështirësive në jetën e tij.
Në klipin që u transmetua sot, ai ka treguar se jeta si përsonazh publik e ka munduar shumë atë.
“Kam qenë në depresion”, ka thënë Blero i cili ka treguar se për dy muaj me radhë është trajtuar jashtë vendit.
Blero në këtë klip ka treguar edhe për të dashurën e tij e cila vazhdon të jetë anonime.