​Reshjet e borës shkaktojnë probleme në një pjesë të rrugës së Arbrit

Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të Shqipërisë, teksa në disa akse ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Reshje me intensitet ka pasur edhe në “bypassin” e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit, ku vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve.

Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion dy borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.

Reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër, por nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e automjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete antirrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim. /OraNews

Lexo edhe:  Gjakovë: 6 vjet burgim për personin që dhunoi seksualisht një femër duke e kërcënuar me thikë