Sulmoi një person, policia ia konfiskon drenicakut armën
Policia ka konfiskuar dje një armë të gjatë në Skenderaj, pasi i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.
I dyshuari kishte sulmuar një person fizikisht pas një mosmarrëveshje në rrugën “Azem Bejta”
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor.“, tha policia.
Përveç armës janë konfiskuar edhe 20 fishekë.
I dyshuari i moshës rreth 55 vjeç është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim i lehtë trupor ‘.“, njofton policia.