Rrahje në këtë fshat të Podujevës, ka të lënduar rëndë – tre të arrestuar

Një rrahje ka ndodhur në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë përleshje janë përfshirë pesë persona.

Policia ka thënë se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej tyre, është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishin sulmuar nga tre te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Njëri prej viktimave kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Pas një pune hetimore me datën 08.12.2023 janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit e lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës në raportin  e saj ditor.

Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Alarmon Jusuf Azemi: Këtë vit pritet që nga Kosova të largohen deri në 150 mijë puntorë