Lajm i mirë: Ekzekutohen pagesat për subvencionet për dru

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është bërë pagesa e subvencionimit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.

Murati bëri të ditur se nga subvencionimi për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje kanë përfituar 20 mijë e 339 familje në asistencë sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku Murati ditë më parë ka bërë të ditur se familjet përfituese nuk kanë pasur nevojë që të aplikojnë.

Lexo edhe:  Bleu produkt të 3 eurove, ia faturuan 8 euro/ Hoxha i reagon “Viva Freshit”: Pse bre kurrë spo gaboni për ma lirë