Deri më 2041 e kishte të ndaluar vozitjen, qytetari del në trafik e sërish gjobitet me 300 euro
Një qytetar është denuar me 300 euro gjobë nga ana e Policisë së Kosovës për shkak të mos respektimit të rregullave të komunikacionit.
Atij i ishte ndaluar drejtimi i mjetit motorik deri në vitin 2041 dhe se i njejti ka deri në 150 gjoba për kundërvatje.
Pas shqiptimit të dënimit prej 300 eurove, i njëjti është larguar nga trafiku si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse sipas ligjit