Ky është 34-vjeçari që u dërgua në mbajtje pasi dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor në Prishtinë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Për një rast të tillë dje është arrestuar një person në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin, Fitim Rama, 34-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur te rrethi i Flamurit në Prishtinë, ku pas një konflikti verbal, Rama dyshohet se ka kërcënuar zyrtarin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e 34-vjeçarit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Shala: Gjendja prodhuese në Trepçë po rëndohet, ministria po manipulon me shifra