Publikohet fotografia e Liridona Ademajt që u bë disa orë para vrasjes

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan të Shqipërisë është publikuar fotografia e fundit e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra më 29 nëntor e që i dyshuar kryesor për porositjen e krimit është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Siç thuhet në emision, fotografia e Liridonës është bërë bashkë me motrën e saj disa orë para se të ndodhte krimi makabër.

Ky krim ka shokuar shoqërinë shqiptare, për të pos në Kosovës është folur edhe në shumë emisione në Shqipëri.

Hetimet e Policisë po vazhdojnë, ndërkohë arrestimet kanë ndodhur ku i dyshuari është Naim Murseli.

Lexo edhe:  Drenicasi denoncohet nga gruaja për dhunë fizike, përfundon në ndalim policor