Monika Salihu: Pas eliminimit nga BBVK s’erdhi askush të më marrë, burrin e gjeta në gjumë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, shpalosi përvojat dhe sfidat që hasi gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip Kosova që zgjati për një muaj të plotë.

Monika pati rastin të shprehej mbi dinamikat e ndërlikuara, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së survejuar me kamera, të cilat mbajnë përbrenda një grup të madh personazhesh publike.

Veçanërisht prekëse ishte rrëfimi i saj për mbrëmjen kur u eliminua nga programi. Monika, e cila është vajza e Aziz Salihut – një legjendë e boksit shqiptar – rrëfeu një situatë të pazakontë që ndodhi pas daljes nga shtëpia e BBVK.

“Po prisja aty te Klani dhe mendova nëse dikush do të vinte të më merrte”, tregoi ajo, duke shtuar se më vonë mësoi se bashkëshorti i saj, Ylberi, kishte qenë në gjumë.

Për fat të mirë, një shofer nga stafi i televizionit erdhi në ndihmë dhe e shoqëroi atë pas përfundimit të emisionit.

“Por vajza e dëgjoi emrin tim kur hyra në shtëpi (ishte ora 2:30-3:00) dhe më tha ‘Mami a je ti njëmend’. Se nuk e ka pritur që ndoshta dalë, më kishte shikuar deri në 12 pastaj e kishte zënë gjumi”, tha Salihu.

Lexo edhe:  Luizi: Du me fitu e t’i them nanës që s’ke nevojë me punu më