Statistikat e rivalëve në Grupin B në Euro 2024, Shqipëria super në dy aspekte

Spanja, Kroacia dhe Italia janë kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024.

Shorti nuk u tregua aspak “bujar“ me kuqezinjtë e Sylvinhos, por në qershor pritet të shijojmë duele të zjarrta dhe emocionuese.

Në emisionin “ANALIZË KUQEZI“, u publikuan statistikat e katër skuadrave gjatë eliminatoreve të Gjermani 2024.

Bie në sy fakti që Shqipëria sa i përket saktësisë në goditjet në portë, është mbi Italinë.

Dhe njësoj me spanjollët dhe kroatët, shkruan SS.

Kuqezinjtë janë shumë mirë edhe në aspektin topave të fituar, por edhe dueleve të fituara me kundërshtarët.

E mirë edhe përqindja e pasimeve të sakta (86%), aspekt ku diferenca me rivalët në Europian është e vogël.

Shqipëria debuton në Euro 2024 në datën 15 qershor përballë Italisë (Dortmund).

Katër ditë më vonë Kroacia në Hamburg dhe pastaj Spanjë në Dusseldorf (24).

Lexo edhe:  Shqipëria niset me 8 dardanë për Gjermani