Kurti: Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë edhe dënimi

 

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur edhe njëherë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt-Murselit.
Në konferencën Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, Kurti ka thënë se zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë edhe denimi.

“Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, e i drejtë presim të jetë edhe denimi, pra maksimal. I shprehë edhe njëherë ngushëllime nga këtu familjës së Liridonës”, u shpreh Kurti.

Ndryshe, trupi i të ndjerës, Liridona Ademajt u zhvarros paraditen e së hënës nga fshati Cermjan i Gjakovës, për t’u rivarrosur në fshatin e saj të lindjes. Mes dhimbjesh e lotësh, Liridonës iu dha lamtumira e fundit, e nga të pranishmit u kërkua drejtësi për të.

Kurse sot do të mbahet protestë gjithpopullore për të kërkuar drejtësi për vrasjen e saj.

Lexo edhe:  Sherr në skuadrën e KB ‘Vëllaznimi’: Dy basketbollistë kapen mes vete, njëri nga ta përfundon më hundë të thyer