Këta janë dy punëtorët e pompës “Euro Kos” në Lipjan që u kapën me drogë, ndalohen për 48 orë

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Për një rast të tillë kanë rënë në pranga dy persona Lipjan.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se dy të dyshuarit janë Endrit Topalli dhe Isuf Topalli, punëtorë të pompës “Euro Kos”, në Vrellë të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se pas kontrollit në lokacion e të dyshuarve ka gjetur dhe dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 8.36 gram.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokacion tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 8.36 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Endrit Topalli dhe Isuf Topalli janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor prej 24 orësh nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me pompën “Euro Kos” në të cilën punojnë Endrit Topalli dhe Isuf Topalli, por nga aty kanë thënë se “për informata mund të na kontaktoni vetëm nesër pas orës tetë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Nesër 1 vit nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë, vëllai i tij rrëfen për herë të parë telefonatën e fundit me të