I arrestuari për dhunimin e të miturës nga Peja është 63-vjeçar, e njëjta ishte raportuar e zhdukur më 16 nëntor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i arrestuar për dhunimin e një të miture në Pejë është i moshuar.
S.K i lindur në vitin 1960 dyshohet për kryerjen e kësaj vepre, transmeton lajmi.net

“I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima ishte raportuar e zhdukuar më 16 nëntor nga babai i saj kurse ajo është gjetur dje.

“Më datë 30. 11. 2023, rreth orës 02:00   familjarët se bashku me viktimën janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, vetura hyn në ara