Përfshihet nga zjarri një veturë në Stanoc të Vushtrrisë

Një veturë është përfshirë nga flakët në orët e vona në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë

Sipas disa pamjeve në rrjetet sociale, shihet se vetura është kapluar e tëra nga zjarri.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Lexo edhe:  “Ka pasur raportet të mira me shefin, s’ka pasur problem” – familjari i të vrarës në Vushtrri flet për raportin e saj me dorasin