Ish ushtari i UÇK- së, Veli Sadiku, që u vra në Francë pritet të varroset të shtunen në Rashan

Ditë më parë, ish ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, u vra aksidentalisht në Francë.

Ushtari që luftoi në Koshare dhe Pashtrik pritet të varroset gjatë vikendit, shkruan Jepi zë.

Famljarët e të ndjerit kanë treguar për “Jepi zë” se trupi i pajetë është nisur sot nga Franca ndërsa varrimi pritet të bëhet të shtunen me kohen e drekës në fshatin Rashan.

Ndryshe tashmë i ndjeri ishte qëlluar me plumb në një përballje në mes të dy bandave kriminale në qytetin Dijon të Francës./ Jepi zë.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e nesërme