Komuna e Mitrovicës obligon të gjitha bizneset që të pranojnë monedhën 2€ si mjet pagese

Komuna e Mitrovjcës ka njoftuar për masa ndaj bizneseve që nuk pranojnë monedhën 2 euroshe.

“Duke u bazuar në ankesat e shumta të konsumatorëve, kërkojmë nga subjektet që ushtrojnë aktivitete tregtare në territorin e Komunës së Mitrovicës, janë të obliguar të pranojnë të gjitha monedhat e imëta metalike në Euro(€), e të cilat janë qarkullim në tregun e Republikës së Kosovës” thuhet në vendimin e Drejtorisë së Inspekcionit, shkruan Jepi zë

Poashtu në këtë vendim shkruhet se qytetarët janë të obliguar të raportojnë edhe në Polici në rast se blerësi apo shitësi nuk i pranojnë monedhat metalike.

Ndryshe numër i madh i monedhave 2 euro fals janë duke qarkulluar në tregun kosovar, ndërsa Policia ka kapur një sasi të madhe té falsifikuara./ Jepi zë

Lexo edhe:  Tentim vrasja: Këta janë tre të dyshuarit e tjerë, në mesin e tyre edhe i riu që u ther me thikë