Sot varroset 18 vjeçari nga Deçani që vdiq dje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Llukë të Deçanit, pasi i riu, Arlind Sutaj, u gjet pa shenja jete.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, mirëpo nuk dihen ende detajet rreth rastit tragjik, raporton Gazeta Sinjali.
Familjarët e të ndjerit kanë dhënë njoftimin mortor, teksa kanë bërë të ditura edhe detajet e ceremonisë së varrimit.
Sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Llukë e Epërme, të afërmit do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Arlindit.