Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu e fjolla bore me uljen e temperaturave.
Pasdite pritet përmirësim gradual i motit dhe ka gjasa edhe për ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 6 ose 7 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira, reshje lokale shiu dhe pasdite me përmirësime graduale mund të ketë intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë prezente edhe nesër, por më të pakta krahasuar me sot. Temperaturat shënojnë ulje në tërë rajonin.
Nga e enjta rritje graduale e temperaturave. Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta, ndërsa reshje lokale shiu priten në Mal të Zi, veri të Shqipërisë dhe veriperëndim-veri të Kosovës. Të premten rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 18 në Kosovë e mbi 20 në Shqipëri. Nga e shtuna fillimisht reshje të reja shiu, pastaj edhe mundësi për reshje të reja bore./MeteoBallkan