Nëna nga Mitrovica raporton në Polici se i është zhdukur djali, 22-vjeçari është përdorues i drogës

Publikuar më:
28/11/2023 • 15:20
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një grua nga Mitrovica, e cila ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e saj dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Sinjali mëson se nëna ka njoftuar se 22-vjeçari është larguar nga shtëpia të hënën pasdite dhe që atëherë nuk është lajmëruar më.

I riu, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë është përdorues i substancave narkotike.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e 22-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  “Më janë këputur këmbët” – nëna tregon se si djali i saj 20-vjeçar e ndjeu që do të vdiste