“Çka e paske qafen për thikë”/ Kërcënohet imami Maliqi pasi lavdëroi SHBA-në

Imami kosovar, Labinot Maliqi, ka njoftuar se është kërcënuar, pas deklaratës së tij për rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maliqi ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur pasi në faqen e tij ka ripublikuar një pjesë nga një intervistë televizive, ku më pas një person me emrin Xhengiz Ameti, që dyshohet se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, e ka kërcënuar atë me fjalët ‘Çka e paske qafen për thikë”.

Maliqi ka deklaruar se rastin tashmë e ka denoncuar në Polici, teksa ka bërë thirrje tek organet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut ta hetojnë të dyshuarin.

Lexo edhe:  Piloti amerikan tenton ta rrëzojë aeroplanin me 80 pasagjerë, kështu kapet ai