Skandal në Big Brother: Gani Gërmia i dehur trumatizon shtëpinë – bërtet e godet tavolinë

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar mbrëmë pas mesnate në shtëpinë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.

Një debat tejet i ashpër i zhvilluar mes Lumbardhit dhe Gani Gërmisë, ka bërë që ky i fundit të eskalojë komplet.

I njëjti i cili dyshohet se ka qenë edhe në gjendje të dehur, teksa i fliste Lumbardhit me tone të padëgjuara ndonjëherë në një format të tillë, gjatë një momenti godet me sa forcë që kishte tavolinën që ndodhej aty, kështu duke tmerruar Lumbardhin, Kaderin, Azemin e të tjerët që ishin pranë.

Ishte Lumbardhi i cili e ftoi Ganiun për një diskutim, ku teksa Ganiu i shpjegohet në gjendjen e lartë-cekur i thotë “mos m’hi në jetë teme. Mos m’u përzi në jetë, këqyrëm në sy, mos m’ndërhy në jetë. Nuk e din çka më ka ndodh, mos ma përmend jetën tem”, moment ky edhe ku godet tavolinën.

Për shkak se ngjarja ka ndodhur në mesnatë, deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ky format për një përjashtim të mundshëm të konkurrentit në fjalë.

Lexo edhe:  Çfarë po i mungon Oriola Marashit teksa publikon foto nudo?