Reshjet e dendura të borës, policia apelon për kujdes të shtuar në trafik
Pas reshjeve të dendura të borës, policia ka apeluar ngasësitë për kujdes të shtuar në trafik.
Përmes një postimi në Facebook, policia ka thënë se për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, ndaj kërkohet kujdes.
“Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik. Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar”.
“Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre. Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.