E tmerrshme: Dy radiatorë i bien në trup nxënësit, dërgohet me urgjencë në spital
Një muaj më parë është bërë rinovimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja, raporton portali rajoni.org.
Mirëpo edhe pse është përuruar që disa jave, e njëjta po vazhdon të këtë punë të pa kryera.
Për shkak të punëve të pa kryera, për të cilat rajoni ka raportuar para një jave, sot rreth ores 10:20 të mengjesit ka ndodhur një incident në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Terstenik, ku nxënësit të klasës së 7’të i kanë rënë dy radiator të pa montuar në trup, përkatësisht në këmbë.
Rajoni ka mësuar së si pasojë e këtij incidenti dhe plageve të marra, i njëti është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësorë në QKUK.