E rëndë: Prishtinasi rrah brutalisht ish të dashurën pas abortit, 25-vjeçarja përfundon në QKUK

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se 25-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndime të marra nga dhuna e 30-vjeçarit.

Sinjali mëson se ndërkohë është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës.

25-vjeçarja ka pohuar se ish i dashuri e ka rrahur në mënyrë brutale dhe sipas saj, e gjithë ngjarja ka ndodhur pas dështimit të shtatzënisë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 30-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor si i dyshuar për veprën penale ‘Lëndim trupor’.

Lexo edhe:  Arrestohet Ardian Ruhani, personi që e theri taksistin mbrëmë vonë në Prishtinë