Shpërthim me granatë dore në Prishtinë, dëmtohet një veturë

Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se nuk ka persona të lënduar, por si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një veturë dhe disa prona.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e  PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Rreziku nga pickimi i rriqrave pas rritjes së temperaturave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët