Dy muaj nga bastisja, ende asnjë vendim për vilat e Radojçiqit

Më 29 shtator, autoritetet e Kosovës kanë bastisur dhe kanë sekuestruar prona të Milan Radoiçiqit në veri të Kosovës, si pjesë e një operacioni lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Deri më 29 shtator të këtij viti, pak kush kishte guxuar të hynte në pronat e tij, transmeton lajmi.net.

E kur erdhi koha, vila e Milan Radojçiq u bastis nga autoritetet e Kosovës.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se toka ku është e ndërtuar ajo villë do të bartet si pronë e MPB-së për nevojat e saj dhe policisë.

“Procedurat kanë fillu. Do të bartet si pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme për nevojat e institucionit edhe të Policisë së Kosovës”

Lexo edhe:  “T’gjej ku t’shkojsh edhe t’mys” - Ferizajasi kërcënon bashkëshorten e tij, dërgohet në mbajtje