Festa e Shqipërisë vazhdoi edhe pas “Air Albania”: Muja i vë para në ballë këngëtares, prezent edhe “Ballisti”
Festa e futbollistëve të Shqipërisë kualifikimit në Evropian vazhdoi edhe pas ndeshjes kundër Ishujve Faroe (0:0).
Futbollistët e Kombëtares kuqezi u argëtuan me këngë edhe pas largimit nga stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Mediumi shqiptar “Sport Ekspres” ka publikuar pamjet e festës së lojtarëve, në një vend tjetër pas stadiumit në kryeqytetin shqiptar.
Prezent në mes të futbollistëve ishte edhe tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina, i njohur ndryshe si “Ballisti”.
Përveç tij, ajo që ra në sy tek pamjet ishte edhe futbollisti nga Mitrovica, Arbnor Muja.
Ky i fundit i vendosi para në ballë këngëtares që këndoi këngë patriotike gjatë festës.
Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në Kampionatin Evropian të futbollit.
Hera e parë ishte para shtatë viteve kur mori pjesë në “Euro 2016”.