Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Një person është gjendur i vdekur në banësën e tij në Prishtinë paraditën e së dielës.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.
Siç thuhet në raport, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Prishtinë / 19.11.2023 – 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Trupi i viktimës, sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.