Këshilltari i Kryeministrit na quan “kosovaristë”, e serbët “shiptari’, Kelmendi thirrje Kurtit: Largoje këtë fashist

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratës së sotme të anëtarit të VV’së në Tiranë, Elvis Hoxha, pasi ky i fundit i quajti qytetarët e Kosovës ‘kosovaristë’.

Kelmendi i bëri thirrje kryeministrit Kurti që ta shkarkojë Hoxhan si këshilltar të tij.

“Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë. Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari. Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga. Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë – jo! Idiotësi!

Kryeministri duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë si Serbia qysh sonte!”, ka shkruar Kelmendi.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Strellc të Deçanit, kamioni përplaset me veturën dhe rrotullohet – 5 persona të lënduar