Detaje ekskluzive: Arrestohen 9 doganierë e 1 polic, u kapën për ryshfet e kontrabandë
Prokuroria Speciale ka kryer aksion të madh në Mitrovicë e Prishtinë, ku ka arrestuar 10 zyrtarë.
“Jepi zë” mëson ekskluzivisht se u arrestuar 9 doganierë dhe 1 polic i Kosovës.
Arrestimet u bënë pas bastisjeve në disa lokacione.
Doganierët e polici u arrestuan nën dyshimin për marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë.
Zyrtarët e arrestuar për kontrabandë, dyshohet se kanë ndihmuar kontrabandën në veri.