Varroset, pa kokë, viktima e Pazarit në Mitrovicë (VIDEO)
Është rivarrosur në Mitrovicë, Ahmet Strena, përderisa pjesë të trupit të tij u gjetën muaj më parë në veri.
58 vjeçari, më 13 mars 1999, ishte plagosur në atë që njihet si “Masakra e Tregut”, ku nga plagët e marra 1 muaj e 10 ditë më pas në spitalin e këtij qyteti ndërroj edhe jetë.
Familjarët për humbjen e të afërmit fajësojnë stafin e atëhershëm mjekësor.
Së bashku me mbetjet mortore të Strenës u gjet edhe një person tjetër. I dyti nuk është identifikuar ende, megjithatë nga Shoqata “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë thonë se ai mund të jetë një mik i vjetër i Strenës së gjetur.
Në këtë komunë vazhdojnë të jenë edhe 128 persona të zhdukur nga lufta e fundit.