Flamuri i UÇK-së valvitet në stadium gjatë ndeshjes Moldavi – Shqipëri
Para pak çastesh ka nisur ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropiani 2024.
Moldavia dhe Shqipëria po përballen në stadiumin “Stadionul Zimbru”, në kuadër të Grupit E, shkruan lajmi.net.
Shqipëria në shkallët e stadiumit ka edhe përkrahjen e një numri të madh të tifozëve shqiptarë.
Në mesin e tifozëve shqiptarë nuk ka munguar as flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shqipëria ka 13 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Çekia e dyta dhe tri më shumë se Polonia.
Moldavia është e katërta me nëntë pikë.