Mediat gjermane kundër Loredanës: Po e dëmton Adeyemin
Referuar mediave gjermane Loredana nuk po ndikon aspak mirë në karrierën e partnerit të saj Karim Adeyemi-t.
Pasi nuk mori ftesë nga kombëtarja gjermane A, sepse nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund, ai ka refuzuar që të luajë edhe me Gjermaninë U21.
Arsyeja sipas futbollistit është pasi po përqendrohet për të fituar vendin e tij tek Dortmund-i.
Mirëpo mediat gjermane janë të bindura për të kundërtën dhe kanë vazhduar ta “fajësojnë” Loredanën për këtë ndryshim të tij.