Gruaja e Mërgim Berishës vjen në Prishtinë: A do të hyjë në Big Brother për t’u sqaruar me Vesën?

Pas një periudhe larg vendlindjes, Edona Berisha, gruaja e futbollistit Mërgim Berisha, ka mbërritur në Prishtinë.

Ndërsa lajmi për kthimin e saj ka shpërndarë shumë spekulime në rrjetet sociale, një pyetje që po qarkullon është se a do të hyjë Edona në Big Brother për të sqaruar marrëdhënien e saj me ish-shoqen, banoren e Big Brother, Vesa Vllasaliu.

Vesa Vllasaliu ka shkaktuar zjarr në media pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip Kosova, duke zbuluar detaje të shumta nga jeta e saj personale.

Ajo ka akuzuar Edonën se i kishte marrë të fejuarin pak ditë para dasmës së tyre.

Lexo edhe:  Tmerrohet Gjermania: Sulm me armë në fabrikën e Mercedesit, vriten 2 persona