Këta janë katër të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Gjilan, njëri nga ta shtiu me armë
Një përleshje fizike rrezikoi të përfundonte tragjikisht dje në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ në Gjilan.
Katër persona janë arrestuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në një konflikt i cili lindi pas për një kontest pronësor. Të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit për këtë rast janë:
Endi Rushiti
Leon Rushiti
Esat Berisha
Arben Dalipi
Si pasojë e përleshjes fizike, dy të dyshuarit Leon Rushiti dhe Esat Berisha, kanë pësuar lëndime trupore. Ky i fundit madje me vete kishte edhe një armë me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë përleshjes, mirëpo nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma që dyshohet se u përdor në rast.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me atë që ka ndodhur.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë’, ‘Sulm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.