I ndalohej vozitja deri më 2024, del sërish në trafik e Policia e gjobit me 300 euro

Policia e Kosovës ka ndaluar një person i cili e kishte tejkaluar shpejtësinë e vozitjes.

Ndërsa pas verifikimeve është kuptuar se personi në fjalë e kishte të ndaluar deri në vitin 2024 të voziste.

Policia të njëjtin e ka gjobitur me 300 euro dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

Njoftimi i plotë:

Njësia Trafikut Rajonal ne Prizren në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi  99 km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2024 si dhe kishte edhe një  raste tjera te kësaj natyre. I njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

Lexo edhe:  Kurti nesër lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave