Dy persona u rrahën në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se dy persona në Podujevë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person.

Sipas policisë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për sulmin është dërguar në mbajtje.

“Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lexo edhe:  E tmerrshme: 32-vjeçari rrah gruan deri në alivanosje në sy të fëmijëve të tyre