Burri në Fushë Kosovë rrah brutalisht gruan shkaku i xhelozisë, e pëson edhe vajza e mitur

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 42-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se pas një konflikti për motive xhelozie, bashkëshorti e ka sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës 16-vjeçare. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, teksa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Rama ndan pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuçiqit”