Arrestohet një serb në Zubin Potok, i konfiskohen disa armë

Policia e Kosovës sot gjatë patrullimit preventive në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, të cilit i ka konfiskuar disa armë në Komunën e Zubin Potok.

Siç bën të ditur PK-ja, personi i dyshuar u ndalua në afërsi të një objekti të banimit, pasi i njëjti bënte lëvizje të dyshimta, teksa me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

Në shtëpinë e 49-vjeçarit D.R janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një (01) pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,

• Një (01)pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,

• Dy (02) kartela të shoqatës së gjuetarëve,

• Një (01) Radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,

• Një (01)Brisk dhe,

• Një (01) Uniformë.

Policia tha se lidhur me rastin në fjalë është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti është iniciuar në procedurë të rregullt hetimore.

Lexo edhe:  Lokacionet që mbesin pa energji elektrike sot