Stadiumi me lloç – Mulla Osmani me postim ndaj lojtarëve të Izraelit
Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, mbrëmë ishte kryetemë, pasi që kushtet e saj ishin në gjendje të mjerueshme, e kjo ngjalli reagime të shumta për mirëmbajtjen e fushës.
Lojtari i njohur i Izraelit, Eran Zahavi e ka krahasuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” me stallë derrash.
“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdso gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, ka thënë Zahavi pas ndeshjes.
Pas reagimit të lojtarit të njohur izraelit, hoxhë Mulla Osmani tha se fusha ishte adekuate për mysafirët e tillë.
“Normal fusha duhet te jete me standartet e parapara, por kesaj radhe fusha ishte tamam adekuate per musafiret e tille”, ka shkruar Mulla Osmani në rrjetin e tij në Facebook.