Një person vdes në Prishtinë e një në Podujevë, dalin detaje nga policia

Policia ka njoftuar se një person në Podujevë ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht.

“Hetim mbi vdekjen- Podujevë / 12.11.2023 – 11:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”

Ndërsa në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete.

“Prishtinë / 12.11.2023, 15:52. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Lexo edhe:  Policia jep detaje: Kamioni goditi për vdekje një 56 vjeçar në Maxhunaj dhe iku