Lajm i mirë, evakuuohen nga Gaza nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj

Një nënë shqiptare dhe katër fëmijët e saj janë evakuuar më në fund nga Gaza. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e djeshme ministri i Jashtëm, zoti Igli Hasani.

Përmes një postimi në platformën X, ai ka treguar se familja shqiptare ndodhet në Egjipt dhe po kryehen procedurat për kthimin e tyre në atdhe.

“Pas tre javë përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.”,- shkruhet në njoftim.

Lexo edhe:  “Kom me t’i q* robtë me t’mytë”: Gjakovari kërcënon gruan në prezencë të policëve, kapet me armë dhe një thikë