Prishtinasi e bën për spital bashkëshorten e tij, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift në Prishtinë, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar 31-vjeçarja, e cila po ashtu ka marrë lëndime si pasojë e dhunës së përjetuar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 32-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Fejohet nipi i Hamëz Jasharit, ceremoninë e bën te varri i xhaxhait