Vrasje në tentativë në Sfeçël të Podujevës, dikush gjuan me armë në drejtim të një shtëpie

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Sfeçël të Podujevës, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 02:00 ka pasur të shtëna në drejtim të një shtëpie.

Sipas saj, nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Kërkohen varreza për kafshët në Kosovë